Ballaban Pasha

Mehmet Ballaban Badera i njohur më s Ej shumti si Ballaban , ishte gjeneral i ushtrisë osmane me prejardhje shqiptare i cili në shekullin XV ishte kryekomandant i Sulltanit Mehmet Fatihun gjatë Rrethimit të dytë të Krujës, ku ai ishte në krye të ushtrisë osmane.[1]

U lind në fshatin Baderë, në një familje të krishterë, u bë mysliman, dhe u vu në shërbim të osmanëve më 1430 derisa u ngrit në rangun e pashait në kohën e Sulltan Mehmetit II. Flitet që ka qenë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës gjatë betejës1453 duke shënjuar fundin e Perandorisë Bizantine.[2] Në periudhën 1464-1465 ka qenë sanxhakbej i Ohrit,[3][4] dhe qe ndër gjeneralët e dërguar kundër Skënderbeut, të cilin e luftoi në disa beteja, më 1464 dhe 1465 në betejën e Vajkalit, të Meçadit, Betejën e Dytë të Vajkalit dhe atë të Kasharit. Në 1466-1467 ishte kryekomandant i osmanëve në Rrethimin e dytë të Krujës, ku edhe vdiq i vrarë. Të gjitha betejat kundër Skënderbeut i humbi, por, mbas pushtimit të Arbërisë nga osmanët, u shndërrua në figurë të nderuar të muslimanëve në Petrelë, ku iu kushtua një tyrbe, e cila u shkatërrua me Revolucionin Kulturor1967.[5]

Rrethimi i dytë i Prishtines.
  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Frasheri424
  2. ^ Ludlow, James Meeker (2009) [1890]. The Captain of the Janizaries: A Story of the Times of Scanderbeg and the Fall of Constantinople (në anglisht). Kessinger Publishing. ISBN 9781104968632.
  3. ^ Sir Hamilton Alexander Rosskeen Gibb; Johannes Hendrik Kramers; Bernard Lewis; Charles Pellat; Joseph Schacht (1954), The Encyclopaedia of Islam (në anglisht), vëll. 4, Leiden: Brill, fq. 140, ISBN 978-90-04-14448-4, OCLC 399624, marrë më 24 dhjetor 2011, Tursun p.125, cf Critoboulos, 147; emphasize Iskender's "breaking of faith" as the reason for the Ottoman operations against him from 868/1464 onwards. By permitting Venetian troops to garrison Kruje he created a real treat to the Ottoman forces in Albania. In 1464 and 1465 the neighbouring sanjak begis and especially the governor of Ohri, Balaban, launched the swift attacks
  4. ^ İnalcık, Halil, From empire to republic: essays on Ottoman and Turkish social history (në frëngjisht), Istanbul: Isis Press, fq. 88, ISBN 978-975-428-080-7, OCLC 34985150, marrë më 4 janar 2012, Balaban Aga, qui a accordé des timar à ses propres soldats dans la Basse-Dibra et dans la Çermeniça, ainsi qu'à son neveu à Mati, doit être ce même Balaban Aga, sancakbeyi d'Ohrid, connu pour ses batailles sanglantes contre Skanderbeg.
  5. ^ Xhufi, Pëllumb (2014). "Xhufi: Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban Pasha". The Albanian. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 22 prill 2018.

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy